Loading…
Vendim i papritur i sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës: Nga Superliga turke kalon një ligë më poshtë
  • 11/01/2018 | 17:24

...

Mediat turke raportojnë se sulmuesi Vedat Muriqi ka pranuar të largohet nga skuadra e Gençlerbirligi për të luajtur në një rang më të ulët gara – në Ligën e Parë në Turqi për Cykur Rizespor.


Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës pritet të nënshkruajë kontratë për 2 vjet e gjysmë Rizespor, që tani mbetet të arrijë marrëveshjen edhe për shumën e dëmshpërblimit me Genclerbirligi.

Shuma e transferimit thuhet se do të jetë 500 mijë euro.

Di tani në 57 takime ai ka shënuar 11 gola dhe 4 asistime.

Rizespor dëshiron të përforcojë sulmin me synim të rikthehet në Superligë, ndërsa aktualisht zë vvendin e tretë në Ligën e Parë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë