Loading…
Vendimi i gjykatës për kufirin kroato slloven më 29 korrik
  • 19/06/2017 | 13:53

...

Gjykata e Arbitrazhit do të publikoj vendimin për rastin e kufizimit në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë më 29 korrik.


Sllovenia po përgatitet shumë intenzivisht për zbatimin e aktgjykimit të arbitrazhit për kontestin e vet kufitar me Kroacinë dhe pritet që “herët a vonë” duhet të pranojë edhe Kroacia, ka thënë ministri i jashtëm slloven Karl Erajevc, ndërsa Vecernji list i Zagrebit ka publikuar se sipas informatave jozyrtare Gjykata e Arbitrazhit do ta publikoj vendimin e vet për rastin e kufizimit në mes të Kroacisë dhe Sllovenisë më 29 korrik, transmeton gazetametro.net.

Të përkujtojmë, Kroacia u tërhoq nga procesi i arbitrazhit para dy viteve në bazë të vendimit unanim të Saborit (kuvendit) dhe të qeverisë për shkak të vlerësimit se ky proces është “komprometuar pakthyeshëm”, pas publikimit të komunikimit të palejuar të ish arbitrit slloven Simona Drenik, e cila ka dhënë instruksione se si të ndikohet në vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit.

Mirëpo, Erajevc në bisedën për televizionin slloven ka përsëritur qëndrimin e Lubjanës se si marrëveshja e arbitrazhit, të cilën e kanë lidhur dy qeveritë në vitin 2009 ende është në fuqi dhe i obligon të dy palët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë