Loading…
Verë e bukur për kafshët: Ariu hyn në pishinën e ngrohtë, pi alkool dhe relaksohet në diell
  • 07/07/2018 | 19:54

...

Një burrë në Altadena të Kalifornisë në SHBA po bëhej gati për t’u relaksuar në pishinën e shtëpisë së tij. Për këtë qëllim, ai kishte përgatitur edhe një pije Margarita.

Mirëpo, Mark Hough u çudit kur metodën e relaksimit të tij po e përdorte një ari gjigant, që kishte kaluar telat mbrojtës dhe kishte hyrë në pishinën e tij.

Madje, ariu – pasi u relaksua në ujin e ngrohtë të pishinës së pronarit – piu edhe margaritën e tij, duke e kompletuar relaksimin nën diellin e Kalifornisë.

Krejt këtë ngjarje të jashtëzakonshme e kapi në video vet pronari i shtëpisë që kishte fatin t’i ngjante një gjë e tillë. Hough tregoi më vonë që ariu u largua pa bërë asnjë dëm dhe nuk paraqiti rrezik për të.

Duket se ariu kishte ardhur vetëm për relaksim dhe pak alkool. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë