Loading…
Veseli: Do të vazhdojë përkrahja përkrahja për inovatorët dhe ndërmarrësit
  • 06/06/2018 | 15:18

...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar sot Kompaninë “Speeex” në Prishtinë, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike.


Gjatë kësaj vizitë, kryetari Veseli është njohur me shërbimet që ofron kjo kompani dhe kushtet e punës brenda saj.

Fikret Murati, pronar i kompanisë, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, duke e vlerësuar vizitën një mesazh të fortë mbështetjeje për punë të mëtutjeshme.

Murati tha se kompania “Speeex” numëron 472 të punësuar, me pagë mesatare mbi 700 euro dhe bashkëpunon ngushtë me kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Veseli tha se teknologjia dhe inovacionin e ndërmarrësia janë e ardhmja e Kosovës dhe vizioni të cilin do ta ndjekë Kosova në Dekadën e re.

“Ne do t’i përkrahim këta njerëz inovatorë dhe të ndërmarrësisë, të cilët po na tregojnë si cila është rruga e zhvillimit të Kosovës”, theksoi Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se kompanitë e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit  do të ketë mbështetje, ndërsa theksoi se me pak mbështetje nga shteti, këto kompani do ta dyfishojë numrin e të punësuarve.

“Kemi hequr të gjitha taksat të cilat ndërlidhen me importin e pajisjeve harduerike, por nuk është kjo e vetmja. Nëpërmjet Ministrisë së Inovacionit do të fokusohemi edhe te trajnimet. Ne do të jemi përkrah Fikretit dhe investitorëve si ai”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë