Loading…
Veseli e Gashi: Një nga projektet më të bukura të Kosovës është stadiumi ‘Fadil Vokrri’
  • 08/08/2018 | 10:40

...

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë vizituar stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pas përfundimit të punimeve dhe dhënies së dritës së gjelbërt nga UEFA për këtë stadium.


Veseli tha se ky është një nga projektet më të bukura në Kosovë, ai tha se investimet e radhës do të jenë në stadiumin e Mitrovicës dhe atë kombëtar.

“Një nga projektet ma të bukura që kanë mundur të shndërrohen në modernizim, kemi hyrje moderne, tribuna moderne dhe fushë moderne, këto projekte do të vazhdojnë në sport, projekti tjetër do të jetë në Mitrovicë, do ta kemi më të bukur se ky, pasi ai është më i madh, ndërsa stadiumi kombëtar do të fillojë në vitin e ardhshëm”, tha Veseli, përcjell gazetametro.net.

Veseli tha se stadiumi mban emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, i cili sipas tij është emblemë e futbollit kosovar.

“Ky stadium e mban emrin e një njeriut që është emblemë e futbollit kosovar, ne jemi rritur me legjendën e futbollit Fadil Vokrri, sot nuk e kemi në mesin tonë këtë legjendë, por e kemi stadiumin, i cili do të mbajë për jetë emrin e tij”, tha Veseli, përcjell gazetametro.net.

Ministri Gashi ka falënderuar Veselin për ndihmën e dhënë dhe përkrahjen e dhënë për përfundimin e punimeve të këtij stadiumi, si dhe ka thënë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është një arritje e madhe e ministrisë që ai drejton dhe Qeverisë së Kosovës.

Gashi tha se Kosova do ta ketë stadiumin e ri tani në Prishtinë dhe nuk ka nevojë të luaj jashtë shtetit të saj.

“Siç e dini edhe para dy ditësh, UEFA, e ka dhënë dritën e gjelbërt të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, është një arritje e madhe e ministrisë së Sportit dhe Qeverisë së Kosovës, më në fund Kosova do të ketë një stadium të kategorisë së katërt sipas kritereve të UEFA’së, për herë të parë Kosova do të luaj lojat në Prishtinë, është një moment i veçantë për Kosovën”, tha Gashi, përcjell gazetametro.net.

Veseli ka thënë se Kosova ka synime të qarta, të merr pjesë në kampionatin e ardhshëm botëror dhe atë evropian, pasi ka talentet e jashtëzakonshëm të saj.

“Kosova ka pretendime të qarta herën e ardhshme ka synime të kualifikohet në kampionatin botëror, natyrisht edhe në atë evropian, Kosova ka talente të jashtëzakonshme në mënyrë që ne të tregojmë veten aty ku i ka munguar me dekada të tëra”, tha Veseli, përcjell gazetametro.net.

Sporti do të jetë prioriteti kryesor për të rinjtë e Kosovës sipas Veselit, ai tha se investimet nëpër terrenet sportive nuk do të ndalen në të gjithë Republikën e Kosovës./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë