Loading…
Veseli LDK’së dhe VV’së: Bashkohuni, asnjëherë s’diskutohet për korrigjimin e kufirit
  • 11/10/2018 | 12:48

...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli duke folur para mediave pas takimit që pati me disa nga partitë opozitare për harmonizimin e një rezolute me Serbinë, ka thënë se Kosova duhet të ketë një qëndrim në këtë raport.


Veseli madje shprehet i bindur se do të arrihet konsensus për dialogun, por që kufijtë nuk do të diskutohen.

‘Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, sot kemi qenë bashkërisht Kosova duhet të jetë me një zë, duhet të jetë me një qëndrim, Kosova nuk duhet t’i lejojë Vucicit të tregojë lidership më shum se ne’, ka thënë Veseli, transmeton Gazetamero.net.

‘Rezoluta e propozuar nga partner e koalicionit është e hapur nëse futen gjëra që forcojnë qëndrimin tonë’, ka shtuar Veseli.

Ndërsa, Veseli ka dhënë një mesazh për partitë politike, ku thotë se ballafaqimin me Serbinë nuk duhet ta shohin si fushëbetejë për pushtet.

‘Nuk mund të jetë ballafaqimi me Serbinë fushbetejë për pushtet, më i rëndësishëm është sovraniteti, e ardhmja eruoatlantike, është gabim historik që me ndarjen tonë t’i apim hapësirë Serbisë dhe Vucitit të flasin në emrin tonë’, ka thënë Veseli.

Në takim kanë marrë pjesë vetëm Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, ndërsanuk ishin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV)./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë