Kryeparlamentari Kadri Veseli është takuar me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU’së, Peter Beyer.
Veseli ka treguar se me deputetin gjerman Beyer ka diskutuar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve, ku shumë kompani gjermane të inevestojnë në Kosovë, njofton gazetametro.net.
Tutje kryeparlamentari ka theksuar se Gjermania po i jep mbështetje të madhe Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë i Veselit:
Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave.