Loading…
Veseli niset për Bruksel, kërkon ndihmë për vizat
  • 19/11/2018 | 16:23

...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe do pritet nga autoritetet e shtetit të Belgjikës.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takim të posaçëm nga homologia e tij, kryetarja e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne.

Kryeparlamentari Veseli po ashtu do të ketë takime edhe me eurodeputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët do të diskutojë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim edhe nga Grupin Ndër-parlamentar i Miqësisë Belgjikë- Kosovë, ndërsa do të ketë takime të ndara edhe me Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe me Siegrfied Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Belg./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë