Loading…
Veseli niset për në Bruskel me plot optimizëm, kosovarët do të lëvizin lirshëm |VIDEO
  • 17/07/2018 | 20:51

...

Veç kryeministrit Haradinaj, edhe kryeparlamentari Veseli po shprehet optimist se kosovarët do të lëvizin lirshëm deri në fundin e vitit.


Por Kadri Veseli ka theksuar se vendimi mbetet në dorën e BE-së.

“Ne e meritojmë që të kemi liberalizim dhe në fund të vitit e presim por vendimi është i BE-së. Kosova  ka ende punë për të bërë dhe do të punojmë intenisivisht”, tha Veseli në Klan Kosova.

Për vizitën e nesërme në Bruksel i pari i Kuvendit deklaroi se nga Mogherini do të kërkojnë që dialogu të përfundojë me një marrëveshje e cila mundson anëatarësimin e Kosovës në OKB.

Për përçarjet në mes partive në Kosovë, ai deklaroi se pushtetet mund të ndërrojnë, por Kosova do të mbetet e të gjithëve.

“Rotacioni i pushtetit nuk është i përjetshëm, Kosova është e të gjithëve, pozitë dhe opozitë. Nuk dëshirojmë që fëmijëve tanë tu lëmë çështje të hapura”, tha Kadri Veseli.

Ndryshe Veseli ditë më parë ka paraqitur edhe një platformë për dialogun me Serbinë, por e cila po refuzohet nga opozita.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë