Loading…
Veseli pas hedhjes së votës, thumbon Vetëvendosjen
  • 22/10/2017 | 11:43

...

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka votuar para pak çastesh bashkë me bashkëshorten e tij, Violeta Veseli, në shkollën fillore “Faik Konica”.


Gjatë votimit Veseli ka deklaruar se është kreanrë se ku ka arritë vendi. “Eshtë ditë shumë e bukur edhe jemi krenarë për vendin ku kemi ardhë. Le të fitoj më i miri”.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime eshtë e drejtë kushtetuese, ata do të vendosin kend do të zgjedhin për katër vitet e ardhshme. Jemi shembull i demokracisë në rajon”, tha Veseli.

Por pas votimit Veseli ka bërë një deklaratë, i cili ka thënë që disa persona që nuk po e shikojnë mirë ka gjasa të jenë të Vetëvendosjes.

“Këta që po më shikojnë mrrolshëm sigurt janë të Vetëvendosjes”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot do do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë