Loading…
Veseli shpreh ngushëllime për Kelmendin
  • Jan 11, 2017 | 23:33

...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi. Kelmendi ndërroi jetë sonte në moshën 86-vjeçare.


“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës”, ka shkruar Veseli, transmeton gazetametro.net.

Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë