Loading…
Veseli siguron prodhuesit vendorë se shumë shpejt do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme
  • 01/11/2017 | 14:59

...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.


Në takim i diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje.

Kryeparlamentari Veseli i përgëzoi ata për punën e tyre të palodhshme dhe njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre prodhuese.

Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, kryetari Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport.

Kryetari Veseli i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të rriten, fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune.

Ai tha se të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitorë të huaj dhe sjellin në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë