Klina ishte qyteti i radhës ku Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mori pjesë në një tubim elektoral.
Bashkë me kryetarin aktual, Sokol Bashota, i cili sërish është kandidat për Kryetar të Klinës, Veseli para qindra klinasve premtoi se projektet e Komunës së Klinës, sikurse në të kaluarën, do të mbështeten përsëri prej Qeverisë së Kosovës.
PDK-së dhe Sokol Bashotës në Klinë, kryetari Veseli tha se nuk u ka munguar asnjëherë përkrahja qytetare dhe as klinasve nuk do u mungojë përkrahja e PDK-së.
“Unë dhe ju e njohim mirë Sokolin dhe e dimë kontributin e tij të madh, si në çlirimin e vendit, ashtu edhe në zhvillimin dhe ndryshimin e Klinës”, ka thënë ai.
“Ju falënderoj që për këto 10 vjet e përkrahet PDK-në dhe kryetarin Sokol Bashota, i cili e ka transformuar Komunën e Klinës, duke e bërë model edhe për shumë komuna të tjera. Ai u mor me problemet tuaja të përditshme dhe ju mund të krahasoni sesi ishte Klina në vitin 2007 dhe si është sot, pas qeverisjes 10 vjeçare të PDK-së. Edhe ne në Prishtinë jemi krenar me punën e Sokolit”, ka shtuar Veseli.
Kreu i PDK-së ka thënë se forca e ndryshimit vjen edhe nga forca e vendimmarrjes dhe Sokoli është vendimmarrës, sepse askush nuk mund të bëjë më shumë ndryshime pozitive, se një njeri që ka dhënë shumë kontribut për të ndryshuar statusin e kombit tonë, nga një komb i robëruar, në një komb të çliruar.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Klinës, Sokol Bashota, pas prezantimit të punës së tij shumëvjeçare, theksoi se vëmendje të veçantë në mandatin e ri, përveç investimeve të vazhdueshme në fuqizimin e ekonomisë së Klinës, do të kenë edhe investimet në hapësirat e gjelbra, në ambiente sportive dhe në jetën kulturore e artistike.