Loading…
Veseli uron shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit të Gjuhëve
  • 14/03/2018 | 17:56

...

Kuvendi i Maqedonië sot ka miratuar Ligjin për Gjuhët në një seancë jashtëzakonisht të tensionuar.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe kolegët e tij të Parlamentit maqedonas për miratimin e këtij ligji, për të cilin thotë se do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime dhe thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë