Kryeparlamentari Kadri Veseli përkrah bashkëshortes së tij, votoi në shkollën fillore “Faik Konica”. Veseli ftoi qytetarët që ta kryejnë obligimin e tyre, transmeton gazetametro.net.
Veseli pas kryerjes së obligimit të tij qytetar porositi qytetarët të votojnë më të mirët të cilët janë në garë për këtë balotazh.
“Votoni ata të cilët janë më të mirët, urime dhe suksese faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.
Partia që ai drejton është në balotazh në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë, Dragash, Kaçanik, Shtime, Ferizaj, Klinë./gazetametro.net