Loading…
Veshja karakteristike e grave hasjane, për çfarë u shërben ai rreth në bel |VIDEO
  • 14/05/2018 | 14:17

...

Një rreth druri i vendosur në bel, është veshje karakteristike, që e hasim vetëm te gratë hasjane.


Shumëkush ka pyetur se për çfarë shërben ajo pjesë, që në gjuhën lokale quhet ‘kullan’ e që ngjishet për beli, duke e mbështjellë sa më mirë, pjesën ku bashkohen rrobat e pjesës së sipërme me ato të poshtmet, shkruan gazetametro.net.

Në shumë krahina, apo zona etnografike, kjo pjesë e veshjes ndryshon shumë për nga pamja e pse jo edhe nga funksioni dhe historia e saj.

Veshja e Hasit, përkatësisht veshja e grave me kulla, është veshja më specifike jo vetëm e krahinës së Hasit, por në gjithë Rrafshin e Dukagjinit.

Bartja e kullanit te gratë hasjane ishte detyruar.

Shumica e burrave ishin në kurbet, e ato ishin edhe burra dhe gra, kurse deri në kohën e pasluftës dihet se Hasi ishte lokacionin pa ujë, andaj edhe ndryshe quhej Hasi i Thatë.

Derisa ajo pjesë me dru në bel u shërbente për të bartur ujin që shpesh ishin detyruar të bartnin nga Drini i Bardhë ose ndonjë burim i largët.

Përveç kësaj, gratë hasjane kanë punuar edhe arat, dhe ajo pjesë u ka shërbyer edhe për të bartur ushqimin në fushë, e edhe djepat e fëmijëve që i merrnin me vete në ara. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë