Loading…
Vështirë që Vucic do ta arrijë përkrahjen e shumicës për Ana Brnabic’in
  • 19/06/2017 | 10:33

...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe partia e tij përparimtare serbe (SNS) kanë problem që të sigurojnë shumicën në parlament për zgjedhjen e mandatares Ana Brnabić për kryeministre, por Vucic nuk mendon të heqë dorë prej saj, kanë publikuar mediet beogradase.

Seanca e Kuvendit të Serbisë në të cilën pritej këtë javë vendimi i zgjedhjes së ministres së gjertanishme të administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale për kryeministren do të shtyhet sepse është në pikëpyetje shumica në parlament, ka publikuar në portalin e vet gazeta Blic, transmeton gazetametro.net.

“Para kryetarit Vucic dhe partisë së tij janë problemet të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e shumicë në parlament. Jem në situatë shumë të rënd rreth krijimit të shumicë stabile për përkrahje dhe tërë javën do ta shfrytëzojmë për sigurimin e shumicës”, ka thënë nënkryetari i SNS dhe ministri i brendshëm Nebojsa Stefanovic.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe mbledhja e këshillit të Beogradit të SNS, por nuk është e sigurt se si do të votohet, ndërsa propozimin nuk do ta përkrah as Muamer Zukorlic (ish myfti i Novi Pazarit)”, ka thënë Stefanovic.

Lideri i Partisë Serbia e Bashkuar dhe kryetari i komunës së Jagodinës Dragan Markovic Palma ka deklaruar se “Abna Brnabic nuk do të jetë kryeministrja e tij” menjëherë pasi që Vucic publikoi se i ka besuar mandatin për krijim të qeverisë së ardhshme Ana Brnabic’it.

Një pjesë e opozitës e ka akuzuar Vucic’in se, duke propozuar Ana Brnabic’in, “iu nënshtrua presioneve të Perëndimit”./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë