Loading…
Vetëm dhjetë muajt e fundit, 102 persona kanë vdekur nga aksidentet
  • 17/11/2018 | 20:09

...

13 mijë e 195 aksidente në gjithë vendin kanë ndodhur që nga janari deri në tetor të këtij viti.


Kjo do të thotë se numri i aksidenteve ka qenë rreth 1 mijë e 594 më pak se në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Mirëpo, numri i të vdekurve nga këto aksidente nuk është ulur.

Sipas statistikave të Policisë gjatë këtij 10-mujori, në aksidente kanë vdekur 102 persona, vetëm një më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Në këto statistika, nuk janë përfshirë edhe katër personat që vdiqën si pasojë e aksidentit të së premtes në rrugën Prishtinë – Gjilan, që e rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në komunikacion.

Ekspertët e komunikacionit vlerësojnë se numri i vdekjeve në komunikacion është shqetësues.

Ata vlerësojnë se një situatë e tillë është si pasojë e dështimit të sistemit shtetëror për të ngritur vetëdijen dhe për të krijuar siguri më të madhe në komunikacion.

Visar Baxhaku, inxhinier i komunikacionit rrugor, thekson se nëse as tash nuk ndërmerren masat e nevojshme, pasojat në të ardhmen do të jenë edhe më të mëdha.

Nga numri total i aksidenteve, lëndime kanë marrë 10 mijë e 483 persona, ndërsa 7 mijë e 863 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë