Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë në Prishtinë, ka folur rreth procedurave të arrestimit dhe paraburgimi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuzat të pretenduara për krime lufte.
Ndërkaq në anën tjetër Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati deklarime e Trendafilovës se Gjykata Speciale do ti ndjek individët e jo UÇK-në, i ka quajtur të kota sepse janë vetë individët që e kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se çdo dënim i tyre dënohet edhe vetë lufta çlirimtare e UÇK-së.
“Ne nuk jemi kundër gjykatave por jemi kundër kësaj padrejtësie në këtë rast si gjykata Speciale e cila është komplet e njëanshme sepse do ti ndjek vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ne nuk i kemi ikur asnjë herë asnjë gjykate por jemi kundër që kjo gjykatë është jashtë territorit të Kosovës, sepse ka qenë dashtë që kjo të funksionoj me prokuror dhe gjykatës. Ardhja e Trendafilovës nuk na ka befasuar e as nuk jemi kundër kësaj vizite, por jemi kundër qëllimit të pretendimeve të kësaj gjykate, të cilës në nuk i besojmë fare sepse është e pa drejtë sepse formimi i saj është bërë për apetite të Serbisë”, ka thënë Gucati.