Komuna e Skenderajt i ka injoruar banorët e fshatit Plluzhinë e Obri e Ulët . Ata janë detyruar që të kërkojnë zgjidhje vetë, për të pasur ujë të pijes. Për këtë, ata kanë hapur disa bunare.
E një ndër ta që është bërë me bunarë është edhe veterani i UÇK’së, Shaban Ferizi. Ai , thotë se kjo ditë ka shumë rëndësi për të, pasi ia ka dalë ta hapë një bunarë në oborrin e tij, përcjell Gazeta Metro.
‘Asnjëherë se kam ni veten më të lumtur në botë, kam bajtë ujë deri në 150 metra, 200,’ tha ai.
Ndërkohë, këtij veteran i është ndërtuar kohë më parë edhe shtëpia nga njerëz të vullnetit të mirë./gazetametro.net