Loading…
Veteranit të UÇK’së i hapet bunari në oborr: Ndjehem personi më i lumtur në botë |VIDEO
  • 14/06/2018 | 19:27

...

Shumë fshatra të Kosovës ende kanë probleme me furnizim të ujit të pijshëm. Më këtë problem po përballen edhe disa fshatra nga Komuna e Skenderajt.

Por disa bamirës, kanë ndërmarrë një aksion për hapjen e disa bunarëve, në mënyrë që t’u zgjidhin këtë problem banorëve të këtyre fshatrave.

Shaban Ferizi nga Plluzhina e Skenderajt, shprehet se i është dashur të ecë deri në 200 metra për të bartur ujin për nevoja esenciale

“Viti i tretë që gjatë verës kam bartur ujë me kënata deri në 200 metra, ndërsa dimrit e kisha edhe më të vështirë. Ndjehem njeriu më i lumtur në botë, asnjëherë s’jam ndie më mirë se dita kur u bëra me bunar”, shprehet banori i entuziazmuar.

Berat Shatri, organizator i aksionit, thotë se ky është bunari tretë që e hapën në këtë fshat.

“Ky është bunari i tretë me radhë që po e hapim në fshatin Plluzhinë. Kjo shtëpi ku e hapëm bunarin, është e një veterani të UÇK-së. Kemi hapë një bunar edhe në fshatin Obri”, shprehet Berat Shatri.

Banorit të Obrisë, i duket ende e pabesueshme që ju hap bunari, pasi që këta banorë kanë vuajtur shumë për ujë të pijes.

“Kam pasur aq shumë emocione, sa që as vet nuk e kam besuar se po vjen dikush me më hap një bunar. Prej gëzimit nuk kam ditur as çka me i thënë, sepse kemi vuajtur shumë për ujë”, shprehet shumë i lumtur Veli Kuliqi për RTV Dukagjini.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë