Loading…
Vetëvendosje: Dialogu Kosovë-Serbi paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh
  • 15/07/2018 | 18:05

...

Vetëvendosje ka reaguar përmes një njoftimi për media në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas këtij njoftimi thuhet se dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë.

Kështu shpreh bindjen Vetëvendosje e Albin Kurtit, që përmes një njoftimi për media thotë se “vazhdimi i ndërtimit të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme”.

“Dialogu Thaçi-Vuçiq që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jo-strategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetëror serbe dhe krijimin e kushteve që këto interesave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Sipas Vetëvendosjes, “Qeveritë e Kosovës zellin dhe gatishmërinë më të madhe përgjatë viteve e dëshmuan pikërisht kur vinin në rend marrëveshjet e dëmshme me Serbinë, siç është krijimi i Zajednicës e ndarja me murin tek Ura e Ibrit, si mënyrë për të ruajtur karrigen e pushtetit të tyre, në një Republikë që po humbë karakterin unitar”.

Lëvizja Vetëvendosje thotë në fund se e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë