Loading…
Vetëvendosje e quan politik gjykimin ndaj deputetëve, kërkon transmetim ‘live’ të procesit
  • 07/12/2017 | 12:57

...

Vetëvendosje sulmin gjyqtarin Kalludra, kërkon transmetim ‘live’ nga gjykata

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar gjyqtarin Beqir Kalludra se po bën gjykim fshehtas dhe tinëz të deputetëve të kësaj partie, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit gjatë kohës kur duhej të votoheshin marrëveshjet për Asociacion dhe Demarkacion, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një reagimi në Facebook, VV thotë që gjykimi ndaj katër deputetëve është politik dhe i padrejtë, dhe sipas tyre, kjo dëshmohet me faktin që gjyqtari Kalludra nuk ka lejuar mediat që ta transmetojnë drejtëpërdrejtë procesin.

“Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave”, thotë VV, duke aluduar në dënimet e aktivistëve të tjerë të VV, që ditë më parë u dënuan për vepra terrorizmi.

Më poshtë publikimi i plotë i Vetëvendosjes në Facebook:

Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

Në gjyqin politik e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtëpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryjnë këtë gjykim politik fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë