Publicisti Veton Surroi ka hedhur kritika të mëdha ndaj postit që po e mban Behgjet Pacolli si ministër i Punëve të Jashtme.
Sipas Surroit, Pacolli s’ka fare lidhje me punën ku është i angazhuar.
‘’Është bërë fytyrë qesharake dhe nuk do të duhej të ishte aty’’ ka thënë Surroi në Rtv Dukagjini.
Tutje Surroi ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur korrektim të kufijve.
Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie si Franca e Gjermania pas luftës që kanë pasur.