Loading…
Vetura BMW që la të vdekur një 30 vjeçare dhe një tjetër në gjendje të rëndë
  • 22/10/2018 | 23:52

...

Dy këmbësore deri sa po kalonin rrugën sot pasdite në kryeqytet janë goditur rëndë nga vetura e tipit BMW në ‘Rrugën B’.


Kalimi i rrugës për këmbësoren 30 vjeçare me inicialet L.A ka qenë fatale, ajo nuk arriti që t’i përballojë plagëve të marra, kështu duke vdekur rreth orës 22:10 në QKUK, njofton gazetametro.net.

Derisa njëra nga dy këmbësoret ka vdekur, lajm jo të mirë nuk po japin nga QKUK as për personin tjetër të gjinisë femërore, e njëtja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e 30 vjeçares e ka dhënë për Gazeta Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK’ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A, 39 vjeçe, duke mos mundur t’u përballoj lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, tha për Metron, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ende nuk ka dhënë sqarime për personin që po drejtonte veturën e tipit BMW, por e gjitha deri tani që dihet nga policia se personi ka goditur dy këmbësoret në zebra./gazetametro.net

Vdes njëra nga dy të aksidentuarat në ‘Rrugën B’, nuk arrin t’i mbijetojë plagëve të rënda

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë