Një veturë ka goditur rëndë 2 këmbësore në rrugën B sot në Prishtinë.
Dy këmbësoret kanë marrë lëndime të rënda trupore , kështu duke u dërguar me urgjencë në spital, njofton gazetametro.net.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, dy këmbësore janë goditur nga një veturë në rrugën B, të njëjtat janë dërguar me urgjencë për në QKUK ku po marrin tratmanin mjekësor”, tha përmes telefonit për Metron, zëdhënësja e Policisë për Rajoninë e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj.
Nga QKUK për Metron ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion për këtë aksident, nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e dy këmbësoreve që janë goditur nga vetura./gazetametro.net