Kjo veturë e llojit “Dodge” në fillim ishte blerë nga policia, por më pas i ishte shitur një plaku, pasi vetura kishte filluar të kishte një reputacion të frikshëm.
Që të tre policët të cilët e përdorën këtë veturë, vdiqën në rrethana të çuditshme, duke vrarë familjet dhe veten e tyre.
Vetura më pas u bë pronë e familjes së Wendy Allen-it, por gjatë vozitjeve në autostradë, asaj në mënyrë të pashpjegueshme i hapeshin dyert, por për dallim nga pronarët e tjerë, vetura nuk shkaktoi ndonjë dëm fizik.
Wendy Allen thotë se kjo veturë ka vrarë të paktën 14 njerëz, por ky numër duket të jetë edhe më i madh. Pjesëtarët e një kishe tentuan ta shkatërronin këtë veturë, por që të gjithë ata që tentuan ta bënin këtë, vdiqën në ndeshje fatale. Disa prej tyre u vranë nga rrufeja.
Në vitin 2008 një fëmijë i cili mori guximin që ta prekte këtë veturë, disa javë më vonë vrau tërë familjen dhe e dogji shtëpinë deri në themel.