Loading…
Vetura që arrin shpejtësinë maksimale 500 km/h
  • 24/01/2018 | 22:43

...

Në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantohet automobili më i shpejtë në botë.


Në këtë panair, që do të mbahet nga data 8 deri 18 mars, do të prezantohet modeli Missile i kompanisë Corbellati Hypercars.

Modeli posedon motor 9.0-litra V8, i cili prodhon 1.800 kuaj fuqi dhe ka ndërrues prej gjashtë shpejtësive.

Kompania Corbellati pohon se përgjigja e tij është ndaj Koenigsegg Agera RS dhe se modeli Missile mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 500 km/h, transmeton KosovaPress.

Automobili është i gjatë 4,67 metra, i gjerë 2,04, i lartë 1,17m, dhe pothuajse është prodhuar nga indet karbonike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë