Loading…
Vetura superluksoze e tigra si kafshë shtëpiake, kjo është jeta e fëmijëve të pasur të Shqipërisë
  • 12/01/2018 | 16:29

...

‘Rich Kids Albania’ quhet një faqe në Instagram ku të rinjtë tentojnë të bëhen sa më kreativë për të ekspozuar pasurinë e prindërve të tyre. Ata shfaqin pa modesti grumbujt me para e veturat e shtrenjta, pa lënë anash rastet kur dikush ka vendosur të marrë për kafshë shtëpiake një tigër, transmeton Gazeta Metro.

Krejt kjo ka zgjuar vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilët edhe shprehin habinë se si në një vend shumë të varfër në një pjesë të prapambetur të botës mund të ketë njerëz me kaq shumë pasuri.

Një djalosh me plot tatuazhe në një vaskë të mbushur plot me dollarë me shishe të pijeve të shtrenjta, një djalosh tjetër me Bentley e plot të rinj të tjerë që ekspozojnë grumbujt me para në internet.

Gazetat britanike shkruajnë me ironi: ‘Duket se për ndonjë arsye qenka e rëndësishme të mbash në makinë më shumë para se paga mujore e qytetarëve të zakonshëm’.

Llogari të tilla ku ‘fëmijët’ shfaqin pasurinë e tyre janë bërë fenomen në rrjetet sociale dhe ekzisojnë në shumë vende të ndryshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë