Loading…
VIDEO e meçit ku Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Paris
  • 10/02/2018 | 23:46

...

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, i ka sjell Kosovës medalje të artë nga Parisi, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.


Këtë dhuratë për Kosovën, Gjakova e ka fituar në Grand Slam Paris, shkruan gazetametro.net.

Kjo medalje është historike për xhudon kosovare në kategorinë e meshkujve.

Pas fitores së madhe ai ka thënë se “ëndrrat bëhen realitet”.

Gjakova në finale e mposhti kampionin olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvilli.

Me këtë rast, trajneri Driton Kuka ka thënë se, “mbreti i Parisit flet shqip sonte!”.

Kjo medalje sipas Kukës është dhuratë për 10 vjet shtet të Kosovës.

“Dhurata për 10 vjet shtet! Akili i artë në Grand Slam Paris. Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në finale!”, ka shkruar Kuka. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë