Loading…
VIDEO e momentit kur Gjakova merr të artën dhe flamuri i Kosovës ngritet më i larti në Paris
  • 10/02/2018 | 23:53

...

Dhuratën më të çmuar Kosovës në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë ja ka sjell sot Akil Gjakova.


Ai është stolisur me medaljen e artë në Grand Slam Paris. Xhudisti kosovar ka mposhtur kampionin olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvilli, shkruan gazetametro.net.

Flamuri i Kosovës me këtë rast ka qëndruar më i larti, gjatë ngritjes së flamujve të shteteve që u stolisën me medalje në këtë kategori.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se, “mbreti i Parisit flet shqip sonte!”.

Kjo medalje sipas Kukës është dhuratë për 10 vjet shtet të Kosovës.

“Dhurata për 10 vjet shtet! Akili i artë në Grand Slam Paris. Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në finale!”, ka shkruar Kuka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë