Loading…
VIDEO: Sot do t’i afrohet tokës asteroidi më i madh i shekullit
  • 01/09/2017 | 17:24

...

Asteroidi 5 kilometër i gjerë i quajtur “Florence” do të kalojë sot shumë pranë tokës duke bërë që NASA ta ndjekë me shumë përparësi trajektoren e tij.


Ai do të kalojë rreth 7 milionë kilometra në distancë nga toka, por edhe pse duket krejtësisht zonë e sigurt, NASA e cilëson të “afërt” si largësi kozmike.

Ai është i madh sa disa fusha futbolli dhe nëse do të përplasej me tokën do të shkaktonte për vite me radhë një klimë të ngjashme me atë të akullnajave duke i zbritur temperaturat me mesatarisht 8 gradë celsius për shkak të tymit që do të ngjitej në ajër duke penguar rrezet e diellit të depërtonin.

Përllogaritet që njëherë në 2 000 vjet tokën t’a godasë një asteroid një madhësi mesatare duke shkaktuar dëme lokale, ndërsa një herë në disa milionë vit ta godasin asteroidë që mund të shkatërrojnë jetën në tokë.

Megjithatë, largësia e “Florences” është tepër e sigurt sipas NASA-s dhe kjo nuk përben asnjë rrezik për tokën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë