Loading…
Videolojërat më kualitative që lansohen më 2017
  • Jan 4, 2017 | 23:23

...

Industria e lojërave elektronike gjeneron miliarda dollarë brenda vitit. Edhe viti në të cilin kemi hyrë pritet të na sjellë shumë risi për adhuruesit e video-lojërave. Wired ka bërë përzgjedhjen e disa prej lojërave që pritet të dalin më 2017.

Resident Evil 7: Biohazard

kbagm9wmerv3naymahf8l9-650-80

Pas dështimit me Resident Evil 6, videoloja e serisë 7 garanton cilësi të mirë të lojës me tematikë horror. Loja pritet të dalë në shitje më 24 janar të këtij viti dhe mund të përdoret në konzolat kryesore të lojërave si dhe në kompjuter. Resident Evil 7 mund të luhet edhe me syze të realitetit virtual VR.

For Honor

eodrarvdmlndpz36yruhvb-650-80

Mes lojërave ku përfshihen betejat, For Honor është një prej më të mirave. Kjo videolojë, që në konzola të ndryshme mund të luhet edhe mes 8 personash, ka si karaktere edhe Samurajët, Vikingët dhe kalorësve, të cilët luftojnë mes vete në fushëbetejë. ‘For Honor’ veçohet edhe për animacionet lëvizëse të grafikës shumë mirë të realizuara.

 Sniper Elite 4

d7ebrtr38njmza6tc6napc-650-80

Videoloja fantastike ku paraqitet një snajperist me emrin Karl Fairburne që vepron i vetmuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka shkuar deri në Italinë e Musolinit. Sniper Elite 4 do të vijë më 14 shkurt 2017 dhe mund të luhet në Playstation 4, Xbox One dhe kompjuter personal.

Tom Clancy’s Ghost Recon Wildlands

pswbvb6ierbqmw2n4yzgvf-650-80

Kompania Ubisoft ka zhvilluar këtë videolojë, duke e bërë atë të duket shumë reale. Luftimet taktike në lojë zhvillohen në Bolivinë e kohës së sotme dhe lojtari duhet të punojë sistematikisht për të eliminuar armiqtë që punojnë për një kartel të drogës. Videoloja do të dalë në treg më 7 mars.

Days Gone

fkvu6e7vbkuwzbpocpnkkt-650-80

Videoloja me zombie është e dizajnuar vetëm për Playstation 4. Armiqtë në këtë lojë nuk janë të zakonshëm: ata janë njerëz që disi janë infektuar dhe shndërruar në krijesa të çuditshme, shumë mirë të projektuara vizualisht. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht data e lëshimit të lojës në treg. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë