Loading…
Vidhet flamuri i Kosovës ‘Te Rrethi’
  • 13/02/2018 | 19:17

...

E plotësuar 21:17

Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është vjedhur.


Vetura ku ka qenë flamuri i Kosovës është thyer, përderisa në këto momente ende vërehet prania e forcave policore në vendin e ngjarjes, përcjell Gazeta Metro.

Flamuri është dërguar në veturë për shkak se pesha e tij e ka pamundësuar që të mbahej në dorë.

Në ndërkohë është shtuar numri i qytetarëve dhe është shtuar edhe qarkullimi i veturave “Te Rrethi”.

Gazeta Metro do të ju mbajë të informuar për rastin.


21:05

Disa qytetarë po e kundërshtojnë heqjen e flamurit kombëtar nga Rrethi në Prishtinë.

Gjatë kohës kur zjarrfikësit dhe punonjësit tjerë po tentojnë ta ngrisin flamurin e Kosovës, disa qytetarë kanë shprehur revoltë me këtë vendim të qeverisë, duke kërkuar që flamuri kombëtar të mbetet lartë.

“Shkoni në Graçanicë hiqeni”, ka thënë një qytetar i pakënaqur me vendimin për flamurin, ndërkohë që policia është në vendngjarje.


Zjarrfikësit kanë larguar flamurin kombëtar nga shtylla në rrethin në hyrje të Prishtinës.


Flamuri kombëtar me shqiponjë po tentohet të zëvendësohet me atë të shtetit të Kosovës me gjashtë yje.

Por, punëtorët e ministrisë së Administratës Publike po kanë vështirësi në rregullimin e një motori që tërheq litarin e flamurit.

Krejt këtë zhvillim nga vendi i ngjarjes mund ta ndiqni përmes videos direkte në faqen e Gazetës Metro në Facebook dhe në videon më poshtë.


Sekretari  i Ministrisë së Administratës Publike, Artan Berisha, ka folur nga rrethi në Prishtinë ku qëndron zakonisht flamuri kombëtar, e që pritet të zëvendësohet me atë shtetëror.

Berisha ka thënë që problemi me rrymën do të rregullohet shumë shpejtë, ndërsa ka shtuar që situata është e qetë dhe presin që të mos ketë tensionim, pasi qytetarët e mirëpresin vendosjen e flamurit të shtetit kosovar.

“Kjo do të duhej të ishte punë e Komunës, por meqenëse ata kanë thënë që është punë e qeverisë, sot kemi marrë kërkesa nga Kryeministri dhe kjo do të zbatohet”, tha Berisha.


Në këto momente pritej vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës në vend të atij të Shqipërisë te vendi i njohur si ‘Te Rrethi’, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është realizuar sepse aty ka ndërprerje të rrymës, përcjell Gazeta Metro.

Pajisja me të cilën duhen të ngrihet flamuri nuk mund të funksionojë pa rrymë dhe si pasojë në këto momente ende janë në prite të një agregati apo punëtorëve të KEK-ut për rregullimin e problemit me energjinë elektrike.

Te Rrethi të pranishëm janë edhe forcat policore të vendit, për të ofruar sigurinë e nevojshme për punëtorët e Ministrisë së Administratës Publike të cilët po kryejnë këtë procedurë për vendosjen e flamurit, pasiqë nën përgjegjësinë e tyre është menaxhimi i hapësirave publike.

Gazeta Metro ju sjell më poshtë pamje drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes:

19:17 -Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka larguar flamurin kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë dhe pas pak do të vendoset ai i Republikës së Kosovës.


Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë, transmeton Indeksonline.

Derisa kompania e vendosi atë, forca të shumta të policisë ishin afër vendit të ngjarjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë