Loading…
Vijnë 7 deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës, zëvendësohen qeveritarët
  • 13/09/2017 | 14:31

...

Pas emërimit në postet qeveritare, 7 deputetë lirojnë vendin e 7 deputetëve të tjerë, shkruan gazetametro.net.


Bëhet fjalë për deputetët Ramush Haradinaj, i cili mori postin e kryeministrit, Fatmir Limajt i cili u bë zëvendëskryeministër e Enver Hoxhajt e cili po ashtu mori postin e zëvendëskryeminstrit.

Vendin për deputetë të ri e kanë liruar edhe Rrustem Berisha e Pal Lekaj nga AAK, të cilët u bën ministra, e po ashtu edhe Behgjet Pacolli ia liroi vendin një deputeti të LDK’së.

Ndërkaq, për ta plotësuar numrin në 7 të deputetëve të ri, sa është edhe numri i atyre që gjetën vend në ekzekutiv, është deputeti i komuniteteve Bahrim Shabani, i cili zëvendëson Rasim Demirin.

Përveç Bahrim Demirit që u përmend, edhe 6 deputetët e ri të kësaj legjislature janë Nait Hasani, Fadil Beka, Enver Hoti, Gani Dreshaj, Bekë Berisha dhe Imet Rrahmani, shkruan gazetametro.net.

Siç u raportuar edhe më herët, AAK’ja dhe AKR’ja humbin nga një deputet, pasi me zëvendësimin e Haradinajt dhe Behgjet Pacollit, vendin e tyre do ta zënë deputetë të partive tjera, PDK dhe LDK.

Ndryshe, deputetëve të Kuvendit të Kosovës iu verifikuar mandate me 3 korrik, ndërkaq Kuvendi mbylli konstituimin tek pas më shumë se 1 muaj, ku u votua Kadri Veseli në krye të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë