Loading…
Vikendin e kaluar luajti përballë yjeve të Argjentinës, nesër pritet të startojë për Gjilanin
  • 14/09/2018 | 15:36

...

Wilber Perez, sulmuesi i Gjilanit ishte ftuar nga Guatemala për ndeshjet miqësore që kjo kombëtare i zhvilloi ndaj Argjentinës dhe Ekuadorit


Wilber Perez nesër pritet që të startojë nga minuta e parë në ndeshjen që Gjilani e luan kundër Ballkanit në kuadër të Ipko Superligës, transmeton GazetaMetro.

Sulmuesi nga Guatemala u transferua te Gjilani disa ditë para se të mbyllej afati kalimtar dhe shënoi golin e fitores për ‘Skifterat’ kundër KEK-ut.

Ai u ftua nga Guatemala për ndeshjet ndaj Argjentinës dhe Ecuadorit ku pati paraqitje të mira dhe tani është rikthyer në Kosovë, ku nesër pritet të jetë në fushë nga minuta e parë për Gjilanin. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë