Loading…
Viktimat janë harruar: Flasin familjarët e të vrarëve në trazirat e marsit 2004
  • 17/03/2018 | 20:59

...

Në vitin 2004, ishin dy ditë të kobshme, brenda të cilave humbën jetën 19 persona. Ishin trazirat e 17 e 18 marsit, të cilat disa familjeve u shkaktuan humbje, e dikujt i mbetën si ditë krenarie.

Arife Çitaku thotë se nuk e përballon ta shikojë portretin e djalit të saj Feritit i vrarë në trazirat e marsit të 2004.

Jo shumë pas moshës që ka në këtë fotografi ajo edhe e pa për herë të fundit të birin.

Tani pas 14 vjetësh Arifja ndjen më shumë krenari se dhimbje për të birin e humbur por e mundon fakti se flijimi i tij nuk u vlerësua në nivel institucional.

Marsi i vitit 2004 u mori jetën edhe tre burrave të tjerë nga Mitrovica. Ndër ta ishte edhe Ajvaz Shatrolli. Bashkëshortja e tij, Mukadesja rrëfen se burri i saj e kishte nisur ditën si çdo ditë tjetër për t’iu bashkuar më pas protestuesve.

Ndërsa bashkë me burrin e saj ishte vrarë edhe Isak Ibrahimi nga fshati Shipkovc. Në trazirat e marsit 2004 mbetën të vrarë 19 persona prej tyre 11 shqiptarë e tetë serbë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë