Loading…
Viktimizohet Djuric: Nuk është vetëm sulm ndaj pelegrinëve serbë, por edhe ndaj vlerave evropiane
  • 21/10/2018 | 23:45

...

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë në Istog i ka bërë që të reagojnë zyrtarët nga Beogradi, kështu Drejtori i ashtëquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, e ka quajtur këtë sulm ndaj pelegrinëve si argument kundër militarizimit të shqiptarëve të Kosovës.

Ai ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtij sulmi që është bërë sot ndaj autobusëve me të cilët po udhëtonin serbët, shkruan Kontaktplus, njofton gazetametro.net.

“Sulmi i sotëm është një paralajmërim për fatin e të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi. Nëse ata mbesin të pambrojtur kërkojmë reagimin serioz të bashkësisë ndërkombëtare, pasi që sulmi nuk është vetëm mbi pelegrinët por gjithashtu edhe ndaj simboleve dhe traditave të përbashkëta të krisitianëve evropianë dhe vlerave evropiane”, ka thënë Djuric.

Djuric e ka quajtur këtë sulm si argument kundër militarizimit të shqiptarëve të Kosovës ku stimulohet dhuna fetare.

“Është një argument kundër militarizimit të shqiptarëve të Kosovës sepse në një vend ku stimulohet apo nuk sanksionohet dhuna fetare nuk duhet të ketë forcë ushtarake, deri kur këto forca nuk do të vihen në shërbim të paqes dhe sigurisë së qytetarëve, pavarësisht dallimit religjioz apo kombëtar”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë