Loading…
Vitin e ardhshëm paraqiten veturat fluturuese
  • 03/11/2017 | 10:39

...

Projekti Formula mund të drejtohet vet kështu që udhëtarët nuk do të kenë nevojë të kenë leje për pilot. Do të kenë krahë të palosshëm në mënyrë që mund të parkohen në vende për vetura të thjeshta, transmeton gazetametro.net


Një ekip rus i cili e ka krijuar “hoverbike’n” e parë, sikur ato në “Luftën e yjeve”, tani dëshiron ta ndërtojë edhe taksin fluturues i cili do të ishte zgjidhje për kohën e tashme.

Projekti Formula i firmës “Hoversurf” do të mund të transportojë pesë njerëz, i përdor krahët e palosshme dhe ka 52 Venturi turbina të cilat e mbajnë në ajër.

Me siguri se gjëja më e mirë për udhëtarët është se nuk do t’iu duhet eksperienca e fluturimit për t’u vozitur me Formula, transmeton New Atlas.

Në kompani thuhet se ky është vizioni i tyre për zgjidhjen e tollovisë dhe udhëtimit të përditshëm në punë. Ata shtojnë se problemi i taksive fluturues është se janë dizajnuar për ardhmëri në të cilën është e pamundur të parkohen në garazh apo në vendet normale të parkingut. Ndërsa Formula është krijuar për të sotmen dhe mund të parkohet në ndonjë vend të thjeshtë të parkingut, kur i palosen krahët, transmeton gazetametro.net.

Për më tepër, rusët pretendojnë se kjo mund të ndodh vitin e ardhshëm, kur duhet të fluturojë prototipi.

Sistemi ATAAS do të kujdeset për përcjellje të të gjitha fluturakeve të cilat janë në tokë apo në ajër, dhe me këtë sistem ato do të fluturojnë dhe aterrojnë nëpër vend parkime. Sa i përket sigurisë, nëse do të ndalej funksionimi madje edhe i gjysmës së turbinave, fluturakja do të mbetej ende në ajër, ndërsa për aterrim të sigurt planifikojnë të instalojnë një parashutë. Në dallim prej shumicës së dronëve, Formula ka krahë dhe mund të fluturojë sikur aeroplani me erë, gjë që e bën edhe më të sigurt në rast se prishen të gjithë motorët. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë