Inspekcioni komunal në Mitrovicë ka konfiskuar produkte me afat të skaduar përsëri në Viva Fresh Store, inspektorët në këtë rast kanë hasur në produkt me afta të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.
Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e helmimeve eventuale, inspektorët komunal në Mitrovicë sot gjatë një aksioni për kontrollimin e subjekteve afariste kanë hasur kanë hasur në produkt me afta të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie, shkruan gazetametro.net.
Inspektorët kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit. Ai tha se sasia e gjetur e produktit me afat të skaduar është konfiskuar.
“Me rastin e inspektimit të ambienteve të shitjes në Viva Fresh Store, kanë vërejtur se pronari bashkë me produktin ushqimor-ajvarin, të gjithë blerësve të këtij produkti po u jepte falas edhe një paketim në qese plastike prej 200 gramësh ullinj të verdhë, të cilëve u kishte skaduar afati i përdorimit”, tha inspektori Musa Dibrani.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë inspektuar edhe Kompaninë Viva Fesh Store në Shupkofc të Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hasur në produkt me afta të skaduar dhe mashtrim të konsumatorëve nga përgjegjësit e kësaj kompanie.
Metro pati zbuluar edhe me 13 shkurt të këtij viti se inspektorët komunal në VIVA FRESH patën hasur në mish të prishur, ku në frigon e këtij subjekti afarist ndodhej një sasi prej 573.40kg e mbetjeve të mishit dhe mishit i cili është i ngrirë dhe nuk ka kurrfar deklaracioni dhe nuk dihet destinimi i tij.
http://www.gazetametro.net/skandal-shteti-konfiskon-1-1-ton-mish-te-prishur-ne-mitrovice/