Kur vjen Behxhet Pacolli në Tiranë është në rregull puna. Këtu shteti e do. E para se është i pasur dhe të gjithë piramdës së shtetit dhe rrethit vanitoz të tyre, u ka vënë herë pas here avionin personal në dispozicion. U tregon histori të pazakonta pasurimi. U et sa lehtë bëheshin paratë në Rusinë e viteve 90–të, çfarë burri ka qenë Jelcini, e bija akoma më e mirë. Pastaj u tregon për Kazakistanin, çfarë burri është Presidenti Nazarbajev, babaxhan, i fortë, “krejt gjërat bëhen po tha ai”, dhe “kështu duhet me funksionu shteti”, “s’lejon me bë gëk mëk opozita, se e zien në kazan”. Pastaj si ka ndërtuar aty, pastaj si ka nisur lufta, “si ka tentu me i ndreq do punë” e “si është mbarë”, etj.
Për shtetin e Shqipërisë d.m.th zyrtarët e saj, ai është njeriu i duhur që ata duan të kenë nëpër këmbë. Nuk e marrin seriozisht për Kosovën, as për Ministër të Jashtëm, as si President 40 ditësh. E dinë që është kot për këto punë, por ama është “interesant” se ka para dhe avion privat.
U ka kërkuar nja 400 hektarë tokë në Parkun më të bukur Kombëtar që kemi si revervat natyror në Divjakë, dhe ia kanë dhënë dhe ato nën premtimin se do sjellë një investim 6 miliardë euro. Thellë thellë e dinë që nuk bie dot as 20 milion euro dhe nuk duan t’i ngelet qej, ia kanë dhënë ca letra. Dhe ai mund t’i shesë diku.
Nuk përtojnë ta presin asnjëherë, as Nishani, as Meta, as Edi Rama jo e jo, dhe të tjerët më poshtë. Kanë një buzagaz kur e takojnë, që nuk ka lidhje me detyrën, por me përpjekjen për të qenë zyrtar.Por pastaj kalon mirë.
Dhe për t’ia thjeshtuar suksesin këtë radhë patën një përfundim formal me të, që mbledhjet e ardhshme të qeverive të bëhen më 27 nëntor në Korçë, si qyteti i arsimit të Shqipërisë, meqë kryeministri Haradinaj e ka shpallur prioritet arsimimin edhe të gazetarëve, dhe më 28 nëntor në Vlorë si qytet i Flamurit. Deri këtu në rregull. Kaq data i mban mend dhe Pacolli.
Nuk di çfarë bisedash kondenciale mund të bëhen me të për problemet e Kosovës në Perëndim dhe botë, por dhe nëse bëhen, janë të tipit, “lan shteti e njof unë Presidentin”, “po i jap një drekë me avion privat diku e ndoshta na e njef Kosovën”.
Problemi është kur Behxhet Pacolli e përfaqëson Kosovën në Uashington, në Bruksel, në Francë, në Londër, në Berlin, në gjithë shtetet që u investuan që Kosova të bëhet shtet i pavarur, që bombarduan Serbinë, të cilën as Behxheti nuk e ndali dot.
Çfarë mund të bisedojnë këta diplomatë me Behxhet Pacollin? Kur ia lexojnë biogranë kanë ndjesinë se kanë para një sekser të republikave kaukaziane, kur e dëgjojnë çfarë et me siguri numurojnë Agron Shehaj nuk duhet të heqë dorë nga letra. Ata që tallen me Agronin janë një tufë sharabajgas h dhe halldupësh, ai ka vuajtur për të arritur këtu 14 minutat e takimit dhe nuk ndajnë dot me të asnjë kondencë, vetëm nëse dikush është i apasionuar të dëgjojë që ka qenë ushtar në kohë të Titos dhe gjyshi ushtar në kohë të Mbretit.
Imazhi që i jep Kosovës një portret i tillë kryediplomati, është imazhi i një vendi në hall, që ka nxjerrë një pasanik të blejë ndonjë njohje ndërkombëtare. Është fjala për një vend të cilin Perëndimi e lindi mes hirit të bombave dhe po e shikon si digjet në hirin e korrupsionit dhe pengmarrjes së shtetit. Është fjala për një vend që Perëndimi e njohu falas, dhe ditën e parë që u shpall i pavarur, politikanë si ky tipi po e lodhin.
Nuk them që Behxhet Pacolli të mos jetë në qeverinë e Kosovës, meqë i ka tre vota, një prej të cilave që di edhe të këndojë. Ka plot poste që mund t’i bënin punë dhe atij.Ndonjë Ministri Ekonomie meqë i ka ngelur në gjysmë dhe privatizimi i “Grandit”. Ndoshta dhe Bujqësia i bënte punë. Të paktën të kishte punë me shqiptarët dhe serbët aty. Aty nuk prish dot më punë.
Imazhi i Kosovës në botë, ka nevojë së paku për një fytyrë që të ngjall dëshirën ta ndihmosh atë vend të bëhet Perëndim, për një fytyrë Perëndimore, që së paku të mos i bëjmë të pendohen ata që i dolën zot. Dhe Kosova ka plot të tillë. Me dhjetra për të mos thënë me qindra. Por problemi i tyre është se ata nuk bindin dot Kosovën për ta përfaqësuar, kurse ky e bind. Dhe kjo është drama reale e asaj shoqërie, e cila po përballet me pafuqinë për të qenë, edhe demokratike, edhe pro-Perëndimore.
Autor: Mero Baze