Loading…
Vizitorët në Kosovë më së shumti nga Shqipëria, Gjermania e Turqia
  • 10/03/2018 | 23:44

...

Në tre muajt e fundit të vitit 2017 Kosovën më së shumti e vizituan njerëz nga Shqipëria, Gjermania e Turqia.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për tre muajt e fundit të 2017-ës.

Sipas ASK-së gjatë kësaj periudhe Kosovën më së shumti e vizituan shtetas të Shqipërisë, Gjermanisë e Turqisë.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave.

Statistikat agjencia i formuloi duke anketuar përfaqësues të 137 hoteleve, ndërsa kapaciteti i shfrytëzuar hotelier në periudhën tetor- dhjetor 2017 ishte 11,54 për qind.

Agjencia tregoi edhe numrin e bujtjeve në këta tre muaj dhe dallimin në përqindje nëpër ambientet hoteliere mes vizitorëve të huaj dhe atyre vendas.

“Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt”, sqaron komunikata.

ASK-ja bëri të ditur se më së shumti vizita nëpër hotele kishte në rajonin e Prishtinës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 netëqëndrime” tregohet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë