Loading…
Vjen lajmi i shumëpritur: Joshua kundër Parker, javën tjetër përballë njëri tjetrit
  • 11/01/2018 | 18:59

...

Anthony Joshua do të takohet për herë të parë me kundërshtarin Joseph Parker në një konferencë për media, ku pritet të zyrtarizohet dueli që bashkon tituj e kampionit të 3 versioneve në kategorinë super të rëndë, transmeton GazetaMetro.net


Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka mbajtur një tjetër takim me përfaqësuesit e Parker të mërkurën, për të vazhduar bisedimet rreth detajeve të duelit që bashkon tutujt e kampionit në versionet WBA IBF dhe WBO.

Joshua do të paraqitet së bashku me Parkerin javën e ardhshme, jo shumë kohë pasi të dy kanë shkëmbyer mesazhe të nxehta kundrejt njëri tjetrit.

“Ata vërtetë besojnë se do të nokautojnë Joshuan. Për ta nuk kjo punë nuk është dilemë. Ne mendojmë ndryshe. Do të ketë shumë shkëndija në konferencën për media. David Higgins (promotori i Parker) nuk ka për të thënë shumë, ai është i lezetshëm, por Athony Joshua nuk i pëlqen ajo çfarë ka thënë Joseph Parker”, tha Hearn të enjten.

“Kjo do të jetë hera e parë ku do të shohim Anthony Joshuan ndryshe, dhe mezi e pres te ndodh”, u shpreh ai.

Joshua do të nisë stërvitjet së bashku me trajnerin Rob McCracken dy javët e ardhshme në Sheffield, derisa Parker do të vendoset në Las Vegas.

“Athony dëshiron të gjithë titujt dhe me Parkerin është dueli perfekt, në kohën e duhur. Është një luftë e madhe ndërmjet dy kampionëve të pamposhtur dhe tani jemi shumë afër”, u shpreh Hearn. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë