Loading…
Vladimir Putin e hapi Botërorin: Të gjithëve na bashkon dashuria për futbollin! |FOTO
  • 14/06/2018 | 18:25

...

Me një ceremonia super të organizuar sot u hap Kampionati Botëror në Rusi. Në hapjen e Botërorit morri pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.


“Miq të dashur, i përshëndes të gjithë mysafirët në stadiumin legjendar të Moskës “Luzhniki”. Të gjithë që janë mbledhur nga shumë vende të ndryshme, të gjithë që po na shikojnë nëpërmjet ekraneve dhe internetit. I uroj të gjithë pjesëmarrësit e “familjes” së Botërorit fillimin e turit kryesor në planet. Kjo ngjarje e madhe e sportit për herë të parë po ndodh në Rusi dhe sinqerisht gëzohem për këtë. Tek ne futbolli nuk është vetëm sporti më masiv. Futbollin tek ne më të vërtetë e duan dhe kjo është dashuri në lojën e parë i cili është luajtur në Rusi në vitin 1897. Me të gjitha përgjegjësitë jemi përgatitur për të organizuar këtë manifestim madhështor. Kemi bërë gjithçka që çdokush të mund të inkuadrohet në këtë festë të futbollit. Kudo që jetojmë dhe çfarë do tradite të kemi  të gjithëve na bashkon dashuria ndaj futbollit”, ka thënë Putini në fjalimin e tij, transmeton gazetametro.net

Ne jemi të gjithë një ekip në sajë të kësaj! Ekipi unik! Kjo është arsyeja pse të gjithë anëtarët e këtij ekipi e kuptojnë dhe ndiejnë mirë njëri-tjetrin. Në atë unitet nuk ka dallim në gjuhë dhe fe, dhe kjo është forca kryesore e futbollit, forca e parimeve njerëzore. Unë iu uroj sukses të gjitha ekipeve, dhe tifozët të kenë përshtypje të paharrueshme. Mirë se vini në Rusi!”, mbylli fjalimin presidenti rus, i cili pori shumë ovacione dhe duartrokitje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë