Që nga muaji tetor është folur për planet e Rusisë që të nxjerrë kriptovalutën e saj, por tani presidenti Vladimir Putin thuhet të ketë angazhuar zyrtarët e shtetit të punojnë për të nxjerrë në treg të ashtuquajturën “Kriptorublja”, transmeton GazetaMetro.net
Sergej Glazev, këshilltar për ekonomi i presidentit rus, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se kriptovaluta do të ishte mjet efikas për të shmangur sanksionet ekonomike të perëndimit.
“Ky intrument na përshtatet shumë për aktivitetet e ndjeshme të shtetit. Mund të barazojmë llogaritë me partnerët tonë nëpër gjithë botën, pa marrë parasysh sanksionet”, ka thënë Glazev.
Ai ka thënë se kriptorublja do të jetë ekuivalente me rublen ruse, por qarkullimi i saj do të jetë i kufizuar në atë mënyrë që të i mundësojë Kremlinit të përcjellë lëvizjet e saj.
Nuk dihet ende nëse valuta do të emetohet nga banka qendrore e Rusisë.
Putin kishte urdhëruar zyrtarët të përgatiteshin që valuta të futej në tregun brenda Rusisë, pas një takimi me Vitalik Buterin, themeluesin e njërës prej kriptovalutave më në emër ‘Etherum”. Ai ndër të tjera ka kërkuar përgatitjen e ligjeve për kriptovalutën. /gazetametro.net