Loading…
Vladimir Putin njofton zyrtarisht nëse do të rikandidojë për President
  • 06/12/2017 | 16:07

...

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur që do të rikandidojë në zgjedhje për t’u rizgjedhur në krye të shtetit rus, raporton AP, transmeton Gazeta Metro.


Në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, administrata e presidentit shumëvjeçar rus bëri të ditur që planifikon të rizgjidhet në këtë post, në zgjedhjet që do të mbahen më 18 mars në Rusi.

Sipas kompanive që merren me sondazhe, popullariteti i Putinit në Rusi është në masë të madhe, pasi 80 përqind të popullsisë ruse e duan atë dhe e miratojnë si lider të vendit.

Vladimir Putin ka qenë në krye të aparatit shtetëror rus në mënyrë efektive që prej vitit 2000. Ai kishte ardhur në pushtet pas dorëheqjes së Boris Yeltsin, kurse nga viti 2008 deri më 2012 kishte qenë kryeministër i vendit, para se të kthehej sërish në Presidencë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë