Loading…
Vlora Çitaku: Nuk jam nënë, por nipi i ndryshoi kuptimin jetës sime
  • 08/11/2018 | 10:14

...

Vlora Çitaku tash e sa kohë është Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Pos, angazhimeve diplomatike ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell fotografi dhe video të ndryshme edhe nga jeta private.

Nuk mungojnë as imazhet e nipit të saj, Arbërit, djali të së motrës së ish-ministres së Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

E pikërisht djaloshi ia ka ndryshuar jetën dhe këtë e thotë Ambasadorja përmes llogarisë personale në Instagram.

Në fakt, ajo ka zgjedhur fjalët më të mira të mundshme për nipin që e ka ditëlindjen.

“E di…shpesh herë edhe kam qenë e bezdisshme. E bezdisshme për ju që ju kam miq virtual, po edhe për ata më të cilët shihem shpesh. Ua kam lodhë kokën për Arbërin. Besa, kokën ia kam lodhë edhe motrës, nënës së Arbërit “ thirrëm, FaceTime, Viber, foto, video “. Unë nuk jam nënë. Po mua Arbëri ma ka ndryshuar jetën. Ma ka pasuruar jetën. Mi ka ndryshuar dhe përmirësuar prioritetet. Për shkak të Arbërit, unë jam njeri më I mirë. Urime ditëlindja Arbër. Gëzimi im i parë. Tezja të kërkon falje që nuk është me ty. E festojmë bashkë Vitin e Ri. Të dua sa ma nuk ka.”, ka shkruar Vlora në Instagram.

Ndryshe, Vlorën do ta shohim sërish në sesione të ndryshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Telegrafi/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë