Loading…
Vogëlushi në foto shiste cigare në rrugë,e sot është ndër shqiptarët më të suksesshëm
  • 12/09/2017 | 21:03

...

Jo të gjithë ata që sot gëzojnë një standard të lartë jetese, e kanë pasur jetën e lehtë. Shumë nga të famshmit, jo vetëm shqiptarë por edhe botërorë, kanë pasur një fëmijëri të rëndë.


Kështu, edhe Ermal Mamaqi, i njohur për emisionet e tij komike, e shumë i dashur për publikun shqiptar, ka pasur një fëmijëri të vështirë. Ermali qysh në moshën 12-vjeçare ka shitur cigare nëpër rrugët e Tiranës, duke ndihmuar familjen e tij, kur nënën ia kishin pushuar nga puna, shkruan Gazeta Metro

Vetë, Ermali gjatë një emisioni televiziv në Shqipëri, kohë më parë ka rrëfyer jetën e tij, e cila ka qenë jo e lehtë. Ai ka treguar se për të paguar borgjet e familjes pas shkollës ka dalur në rrugë për të shitur cigare.

“I kam thënë mamasë që ti nuk do punosh kurrë pastruese. Unë do lë shkollën e do të shkoj të shes”, ka thënë Mamaqi.

Poashtu, Ermali bashkë më vëllanë e tij ka fjetur në kuzhinë për 18 vite rresht./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë