Loading…
Volkswagen ndërton fabrikë në Shtetet e Bashkuara, dedikuar vetëm makinave elektrike
  • 24/09/2018 | 18:39

...

Për fabrikën që do të hapet me 2022, VW do të investojë 40 miliardë euro.


Revolucioni EV nga Volkswagen, do duhet të ndodhte herret apo vonë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse linja e I.D. ishte planifikuar të prodhohej në bazën që ndodhet në Tennessee, prodhuesi ka bërë të ditur se do ta prodhojë në Amerikën Veriore, ku do të ndërtojë një fabrikë vetëm për makinat elektrike.

Deri më tani, është bërë e ditur se do të hapet deri më 2022, por nuk është dhënë lokacioni specifik.

“Nuk është marrë asnjë vendim deri më tani” ka thënë Thomas Ulbich, anëtar i bortit të Volkswagen për e-mobility.

Duke mos dhënë asnjë përgjigje konkrete, ai ka thënë se fabrika e tanishme do të zgjerohet, pasi në të do të prodhohen Atlas SUV dhe Passat sedan.

Fabrika në Amerikën e Veriut dedikuar EV, është njëra prej 16 tjerave të cilat Volkswagen planifikon t’i ndërtojë brenda katër vitesh.

Si pjesë e investimit kolosal, prej 40 miliardë eurosh. Shumica prej tyre do jenë në Kinë, që do t’i ndihmojë WV që t’i shmangë taksat për makina elektrike atje. Pjesa tjetër do të jenë në Evropë.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë