Loading…
Volkswagen tërheq nga tregu Passatin CC
  • 29/08/2017 | 22:53

...

Volkswagen ka tërhequr 280,915 njësi të modelit Volkswagen CC (2009-2016) dhe modelet e vitit 2006-2010 të Passat Wagons.

Ndërprerja e energjisë elektrike në modulin e kontrollit të pompës së karburantit mund të shkaktojë dështimin e pompës së karburantit duke shkaktuar ngadalësimin e motorit, dhe për pasojë duke e rritur rrezikun për aksidente, raporton Departmenti për Konzumatorë i kësaj firme në Washington DC.

Sipas tyre, Volkswagen do të njoftojë pronarët, dhe tregtarët që të zëvendësojnë modulin e kontrollit të pompës së karburantit dhe se këtë do ta bëjë pa pagesë, për ta evituar rrezikun që mund ta shkaktojë vetura.

Pjesët rezervë aktualisht nuk janë në dispozicion. Njoftimet e përkohshme që informojnë pronarët e këtyre veturave mbi rrezikun që u kanoset atyre pritet të dërgohen me postë më 13 tetor 2017, thuhet në raportin e fundit të Departmentit për konzumatorë të kësaj kompanie, çështje me të cilën po përballen pronarët e VW. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë